Veseli: Të hapet kufiri me Shqipërinë, Kurti po i ndan shqiptarët
02 qershor 2020
| 17:17
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka kërkuar nga qeveria në detyrë që urgjentisht ta hap kufirin me Shqipërinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sa ishte në opozitë, Kurti thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa tani si kryeministër është duke i ndarë shqiptarët.
“Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, ka shkruar Veseli.
(M.K /Epoka e re)