
Veseli thërret LDK-në dhe LV-në që t’i bashkohen dialogut
07 mars 2019
| 18:32
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me miratimin e Ligjit dhe Platformës për dialogun, nga sot, Republika e Kosovës, është gati të ballafaqohet në procesin e dialogut final i cili do të thotë vetëm ulëse në OKB, shtetësi e plotë, sovranitet i plotë, jo asociacion me kompetenca ekzekutive dhe jo cenim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
“Thërras sërish kolegët e opozitës t’i bashkohen këtij procesi të dialogut sepse pa pasur unitet, pa Kosovën shtet të fuqishëm dhe partner me SHBA-të e BE-në, askujt nuk i duhet pushteti”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/