Veseli thotë se PDK-së iu bashkuan mbi 100 aktivistë të AAK-së
07 shtator 2019
| 21:54
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka bërë me dije se kësaj partie në Vushtrri I janë bashkuar mbi 100 aktivistë të AAK-së.
“Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh politik në vend, po vazhdon të rritet edhe më shumë në çdo lagje, fshat e qytet. Luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit sot iu bashkuan edhe mbi 100 aktivistë të AAK-së, pjesë e strukturave të saj në Vushtrri. Ne jemi besim dhe shpresë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/