Veseli thotë se për votimin e demarkacionit duhet të ketë konsensus politik
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se për votimin e demarkacionit duhet patjetër të ketë konsensus politik.
Në një intervistë për ‘‘RTK-në” Veseli shprehet optimist se demarkacioni do të votohet shpejt derisa mohon mundësinë që vizita e paralajmëruar e kryeministrit malazez në Kosovë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.
‘Duhet të ketë konsensusin politik”, deklaroi Veseli.
Sipas tij është e pahijshme mbajtja peng e temave të tilla kaq vjet pas luftës.
“Forcimi i sovranitetit tonë bëhet përmes përcaktimit të kufijve. Çështja e shënimit të kufijve të Kosovës me vendet siç është edhe Mali i Zi duhet të behet të përfundojë sa më shpejt”, shtoi Veseli.
“Jam tepër optimist se këtë çështje do ta zgjidhim dhe mund ta zgjedhim nëse do të kemi konsensusin e përbashkët”, theksoi ai.