
Veseli thotë se vizat hiqen në dhjetor
31 maj 2018
| 10:28
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në dhjetor të këtij viti hiqen vizat për shtetasit e Kosovës.
Sipas tij, populli i Kosovës ka të drejtë në lëvizje të lirë pasiqë ka mbetur i bllokuar dhe se Kosova nuk paraqet rrezik për shtetet tjera se mund të rritet numri i azilkërkuesve.
Këto komente, Veseli i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.