Veseli tregon se pse BE-ja mund të mos e miratojë liberalizimin e vizave
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është shprehu optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda këtij viti.
“Nuk ka standard të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave të cilin nuk e ka përmbushur Kosova. A e di çka mund të ndodhë që BE-ja të mos ia jep Kosovës liberalizimin e vizave? Vetëm një sjellje irracionale”, ka thënë Veseli për “RTK”.
Ai i ka dhënë mbështetje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në drejtimin e dialogut më Serbinë.
“Në Rambuje a humbëm nga presidenti Thaçi? Kush mund t’u garantojë bashkëqytetarëve të Kosovës më shumë se sa Thaçi që ka përvojën, që ka aftësi e mençuri në komunikim”, ka thënë Veseli.
Lideri i PDK-së nuk e ka parë të qëlluar idenë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Unë nuk besoj që i bën hajr Kosovës aktualisht ideja për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë Veseli.