Veseli: Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës në Hagë, do jemi bashkë me vëllain tim nga lufta

13 korrik 2020 | 09:35

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se beteja e tij dhe e presidentit Hashim Thaçi në Hagë do të jetë betejë triumfuese e Kosovës.

Në ditën kur presidenti Thaçi pritet të intervistohet në Hagë, lideri i PDK-së Kadri Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kosova do të dalë triumfuese në këtë betejë pasi lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër.

“Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, shkruan Veseli.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.215840038591210/1641375709370962/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 11 marinarë mbetën të plagosur pas një shpërthimi…