Veseli: Turp që rinia e Kosovës të mos ketë të drejtën ta shoh Evropën
09 nëntor 2018
| 11:31
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke iu referuar çështjes se liberalizimit të vizave, ka thënë se është turp që rinia e shtetit tonë të mos ketë të drejtë ta vizitojë Evropën.
“Është turp që rinia kosovare, thesari ynë, të mos ketë të drejtën për të parë Evropën dhe botën”, ka thënë Veseli gjatë lansimit të Programit Nacional për Rininë
Ai ka thënë se këtë program ia kanë borxh rinisë.
Në lansimin e këtij programi kanë marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, etj.
/Epoka e re/