Veseli u rikthehet shtigjeve të dikurshme të UÇK-së (Foto)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga disa ish-bashkëluftëtarë, u është rikthyer shtigjeve të dikurshme të UÇK-së.
Veseli në llogarinë e vet në “Facebook’, ka shkruar se veprim e ka bërë për të kujtuar sakrificën e ushtarët e lirisë dhe me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
“Sot u ktheva nëpër shtigjet e shkelura nga mijëra ushtarë të lirisë, i shoqëruar nga disa bashkëluftëtarë dhe të rinj. Bëmë homazhe te lapidari i dëshmorëve dhe kujtuam ato kohë të vështira por shumë të lavdishme”.
“Për të kujtuar e nderuar sakrificën e bërë nga ushtarët e lirisë dhe me rastin e 20 vjetorit të çlirimit, kam ideuar përgatitjen dhe markimin në mënyrë profesionale të njërit prej shtigjeve kryesore të përdorura nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës për t’u furnizuar nga Republika e Shqipërisë. ‘Shtegu i UÇK-së’ do të bëhet një vend marshimi, traditë edukative e frymëzuese për forcat e armatosura, shkollat, institucionet tjera publike dhe mbarë popullin tonë”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/