Veseli ua dërgon deputetëve propozimin për komisionin për dokumentimin e krimeve serbe (Dokument)
15 maj 2019
| 17:52
Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër (e enjte) do të mbajë një seancë ku për pikë të rendit të ditës do të jetë propozimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e Komisionit shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë.
Formimi i këtij komisioni është një nga hapat e parë të iniciativës së Veselit për themelimin e një Tribunali ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.
Kryeparlamentari Veseli tashmë propozimin e tij se si do të duket ky komision, detyrat, dhe hapat e mëtutjeshëm ua ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
/Epoka e re/