Veseli ua kërkon votën hasjanëve: Ta bëjmë Kosovën një vend më të zhvilluar
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, është takuar edhe më shumë hasjanë.
Ai ka thënë se e ka vetëm mision që ta bëjë Kosovën një vend me mundësi më shumë për të rinjtë tanë, me perspektivë më të madhe për të studiuar, punuar, krijuar familje dhe rritur fëmijët në atdheun e tyre.
“Me hasjanët u morëm vesh, më 6 tetor, të gjithë bashkë drejt vendvotimeve për ta votuar Partinë Demokratike të Kosovës.
E kemi vetëm një mision, vetëm një qellim: ta bëjmë Kosovën një vend të zhvilluar ekonomikisht dhe të integruar në familjen euroatlantike”.
“Ta bëjmë Kosovën një vend me mundësi më shumë për të rinjtë tanë, me perspektivë më të madhe për të studiuar, punuar, krijuar familje dhe rritur fëmijët në atdheun e tyre.
Duke votuar numrin 112, ju të gjithë hidhni kontribut në ndërtimin e një të ardhme më të mirë, për çdo qytetar, për Republikën e Kosovës. #PDK112”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.