Veseli udhëton sot për Strasburg, pas dy ditësh për në Paris
11 qershor 2018
| 11:48
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me dije se sot do të udhëtojë për në Strasburg për të sensibilizuar përkrahjen e miqve ndërkombëtar për vizat.
“Sot do të udhëtojë për Strasburg, pas dy dite në Paris për të sensibiluar përkrahjen për liberalizimin e vizave. Do të vazhdojmë në Holandë dhe Berlin. E falënderoj sekretarin (Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë) për përkrahjen. Me përkrahjen e këtyre njerëzve po arrijmë të organizohemi në organizata ndërkombëtare. Do të jemi bashkë në të gjitha proceset”, ka thënë Veseli gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal.
/Epoka e re/