Veseli: Unë besoj te rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune për ta

01 shtator 2019 | 12:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se para disa ditësh e ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, që si institucion shtetëror po i bënë shumë krenarë.

“E përgëzova stafin akademik dhe administrativ të saj për punën e shkëlqyer që po bëjnë në përgatitjen e policëve të rinj dhe falënderova kadetët që kanë zgjedhur profesionin fisnik të policit”.

“Me të rinj të tillë, plot energji, të kualifikuar, të pakomprometuar dhe në nivel të lartë të detyrës dhe përgjegjësisë, lufta për sundimin e ligjit fitohet shumë më shpejt”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/392753821385106/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka treguar pse talenti Lirim…