Veseli: Unë edhe PDK-ja vendosim për Abelard Tahirin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka mbajtur sot një mbledhje me anëtarë Kryesisë së partisë, ndërsa duke folur rreth zhvillimeve në këtë parti.
Ai ka thënë për media se çfarëdo vendimmarrje do të jetë e tij dhe e partisë, e jo e individëve në PDK.
Veseli duke folur rreth kërkesës së ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri për dorëheqje nga kjo pozitë, ka thënë e Tahiri është një nga ministrat që kanë bërë punë shumë të guximshme, reforma në drejtësi dhe nuk ka asnjë aferë korruptive.
“Unë e kam takuar ministrin e Drejtësisë pak më herët. Është një nga ministrat që ka bërë një punë shumë të guximshme, reforma në drejtësi, nuk ka asnjë aferë korruptive. Jam i njoftuar me situatën në të cilën ai ndodhet dhe vendimmarrja është e imja. Nuk ka vendimmarrje e cila do të mund të ndodh nga individi në PDK, vendimmarrja do të jetë e imja dhe e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.