Veseli: Uniforma e Policisë së Kosovës që dy dekada nderon vendin tonë

06 shtator 2019 | 11:43

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Policia e Kosovës e ka nderuar vendin që nga themelimi.

Ai në 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se në luftën kundër korrupsionit kanë rënë shumë policë.

“Janë mijëra gra e burra që pareshtur, ditë e natë, kujdesen për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Uniforma e Policisë së Kosovës që dy dekada është uniformë që e nderon vendin tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e madhe ishin gjithmonë standarde që e veçuan Policinë e Kosovës”.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për të cilën ranë në krye të detyrës dhjetëra policë është luftë për ta fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit ekonomik. Roli i policisë në këtë drejtim është primar. Liria dhe siguria nuk bëjnë pa njëra-tjetrën dhe zhvillimi ekonomik u jep kuptim të dyjave. Ky është vizioni ynë për të ecur përpara”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Anglisë do të përballet me Përfaqësuesen e Kosovës…