Veseli uron besimtarët katolik për festën e Krishtlindjes
24 dhjetor 2017
| 15:00
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar besimtarët e besimit katolik me rastin e festes së Krishtlindjes.
Ai ka thënë se kjo festë përçon mesazhin e shpresës dhe humanizmit. “Të gjithë bashkëkombësve tanë të besimit katolik ua uroj kremten e Krishtlindjes. Kjo është një festë e madhe që përçon mesazhin e shpresës, të humanizmit dhe të ngadhënjimit mbi të keqen. Gëzuar për shumë mot!”, ka shkuar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.