
Veseli uron fitoren e shqiptarëve të bashkuar në Tuz
03 mars 2019
| 22:30
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë shqiptarët për fitoren në Komunën e Tuzit në Mal të Zi.
Veseli ka shkruar në faqen e tij në “Facebook”, se kur bëhen bashkë shqiptarët, gjithmonë fitojnë dhe arrijnë aty ku duan. “Fitorja e sotme e shqiptarëve në Tuz është mesazh për shqiptarët kudo që janë: Kur bëhemi bashkë, arrijmë aty ku duam. Gjithmonë. Urime!”, ka shkruar Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.