Veseli uron Kadarenë për çmimin ndërkombëtar Neustadt për letërsi

07 tetor 2020 | 12:10

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka uruar gjeniun e letrave shqiptare, Ismail Kadare, me rastin e marrjes së Çmimit Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë për vitin 2020.

“Ne krenohemi me sukseset e Kadaresë si përfaqësuesi më elitar dhe promovuesi më i mirë i kulturës shqiptare”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Veselit:

Urimet më të përzemërta për gjeniun e letrave shqiptare, Ismail Kadarenë, me rastin e marrjes së Çmimit Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë për vitin 2020.

Ky është çmimi më prestigjioz i letërsisë në ShBA që jepet çdo dy vjet nga Universiteti i Oklahomas dhe revista e saj e njohur ndërkombëtare letërsisë “Letërsia Botërore Sot”.

Ne krenohemi me sukseset e Kadaresë si përfaqësuesi më elitar dhe promovuesi më i mirë i kulturës shqiptare.

Jo vetëm vepra e tij si shkrimtar, por edhe kontributi i tij i pandalshëm si intelektual i angazhuar, ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë.

Po ashtu, Kadareja ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm në Evropë për mbrojtjen e Kosovës në ditët e saj më të errëta.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1722025901305942

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesut Ozil ka shprehur dëshirën ta mbulojë pagën e njeriut…