Veseli uron Maqedoninë dhe Greqinë për marrëveshjen për emrin
17 qershor 2018
| 17:04
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Maqedoninë dhe Greqinë për nënshkrimin e marrëveshjes për çështjen e emrit të shtetit maqedon.
“Urime për nënshkrimin e marrëveshjes historike për emrin e Maqedonisë, një akt ky i guximshëm dhe i drejtë, që kontribuon jo vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nënshkruese, por në paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit. Jam veçanërisht i lumtur për bashkëkombësit tanë që jetojnë në shtetin fqinj për faktin që rruga drejt integrimit euroatlantik tashmë është zhbllokuar”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/