Veseli uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

02 shtator 2019 | 10:07

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Me këtë fotografi nga shkolla e parë shqipe në Stubëll, dua të uroj të gjithë nxënësit e Kosovës për ditën e parë të shkollës. Shpresoj që ky vit të jetë sa më i mbarë, i frytshëm e me rezultate sa më të mira për ta! Një urim veçanërisht të përzemërt e përcjell për ata nxënës që për herë të parë do të ulen sot në bankat e shkollës, duke nisur kështu një ndër rrugët më të bukura të jetës, rrugën e diturisë”.

“Njëherazi uroj edhe mësimdhënësit, ata që nëpërmjet punës së tyre fisnike në përgatitjen e brezit të ri, kontribuojnë drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit. Urime gjithashtu prindërve në rrugën e përmbushjes nëpërmjet shkollimit, të ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre! I siguroj ata se sakrifica që bëjnë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e…