Veseli uron për Pashkët

08 prill 2018 | 14:32

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ua ka uruar gjithë besimtarëve ortodoks Pashkët.

Në profilin e vet në “Facebook”, Veseli ka shkruar se në këtë festë kujtojmë mesazhin human që bartë me vete ringjallja, për fitoren e shpresës dhe mirësisë.


“Të gjithë besimtarëve ortodoksë të vendit tonë, ua uroj Pashkët, me dëshirat më të mira për paqe, shëndet e begati. Në këtë festë, kujtojmë mesazhin human që bartë me vete ringjallja, për fitoren e shpresës dhe mirësisë. Le të jetë festa edhe moment frymëzimi për dashuri, mirëkuptim dhe përparim në vendin tonë, për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Veseli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Hajredin…