Veseli vazhdon takimet mobilizuese me degët për zgjedhjet nacionale
Pas pesë degëve që takoi të shtunën, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot edhe degët e tjera.
Vitia dhe Kaçaniku i konfirmuan Veselit se kanë filluar përgatitjet intensive për zgjedhje dhe fitore.
“Vizioni ynë, përfundimi i proceseve të shtetndërtimit, vendimet e mëdha në dobi të mirëqenies së qytetarëve, guximi për marrjen e përgjegjësive të reja, janë vetëm disa nga arsyet pse qytetarë anekënd Kosovës po na bashkohen. Kjo fitore e jona do të jetë fitore e Kosovës në Dekadën e Re, për t’i hapë rrugë perspektivës së vendit dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Veseli para anëtarëve të këtyre dy degëve.
Veseli ka thënë se ka një optimizëm e mobilizim të madh në të gjitha degët.
“Me njerëz të mirë, të aftë e të ndershëm, punëtorë e profesionistë të zellshëm që duan të punojnë për vendin e tyre do të ketë vetëm fitore për Kosovën”, ka deklaruar ai.
/Epoka e re/