Veseli: Vepra e Bahri Fazliut, frymëzim për të punuar për shtetin dhe kombin
07 maj 2019
| 17:57
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor të organizuar në nderim të heroit të Kosovës, Bahri Fazliu, i cili ka rënë në altarin e lirisë 21 vjet më parë.
Veseli ka thënë se vepra e Bahri Fazliut është frymëzim i përgjithmonshëm për të punuar për shtetin dhe kombin.
“Sot isha në Llaushë të Podujevës, për të nderuar, në 21-vjetorin e rënies, heroin e Kosovës, Bahri Fazliun. Vepra e tij dhe e gjithë dëshmorëve në shërbim të lirisë së atdheut janë frymëzim i përgjithmonshëm për të punuar për shtetin dhe kombin. Lavdi”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/