Veseli: Vetëm lufta kundër korrupsionit do t’i mbajë të rinjtë në Kosovë

09 gusht 2019 | 21:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar sot pasdite takime me qindra të rinj të PDK-së nëpër komuna me të cilët ka folur për vizionin e tij si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Pas takimeve me rininë, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në qeverisjen e tij do të bëjë luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit e cila siç tha ai, do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë.

“Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë. Sonte vazhdova takimet me aktivistët e Rinisë Demokratike në Kaçanik dhe Ferizaj, të cilëve u shpreha mirënjohje për punën e shkëlqyer organizative që janë duke bërë. Gjithashtu iu premtova se sikurse i kam siguruar rinisë vendin dhe rolin që i takon brenda partisë, si Kryeministër kam për të siguruar edhe hapësirën dhe mundësitë që rinia meriton brenda vendit”, ka thënë Veseli.

Linku i postimit me foto:
https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1326776087497594?s=1171423420&sfns=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, së…