Veseli: Vetëm me trajtim dinjitoz dhe meritor ngritët niveli i krijimtarisë kulturore
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim punonjësit e institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore të cilët nga janari i vitit të ardhshëm do t’i marrin pagat me rritje prej 50 për qind.
Me këtë rast Veseli ka thënë se vetëm me trajtim dinjitoz dhe meritor mund të arrihen rezultate në punë dhe në ngritjen e nivelit të krijimtarisë kulturore.
“Pagat e punonjësve të institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, nga ky muaj janë rritur për 50 për qind. Premtimi i dhënë është mbajtur. Vetëm me trajtim dinjitoz dhe meritor mund të arrihen rezultate në punë dhe në ngritjen e nivelit të krijimtarisë kulturore. Përgëzoj ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi, për kujdesin ndaj artistëve, por edhe për përkushtimin për investime në infrastrukturën kulturore”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/