Veseli: Vetëm të bashkuar do ta fitojmë edhe këtë luftë, me armikun global të këtyre ditëve (Video)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar 21-vjetorin e intervenimit të NATO-s kundër Serbisë.
Ai ka thënë se 21 vjet më parë, ne e kishim një armik dhe një rrezik të vetëm, por të bashkuar kanë arritur ta fitojnë lirinë.
Me këtë rast, Veseli ka kërkuar që edhe sot të bëhen bashkë kundër pandemisë.
“21 vjet më parë, ne e kishim një armik dhe një rrezik të vetëm, por të bashkuar ne e arritëm lirinë. 21 vjet më pas, ju brezat e lirisë, nuk duhet ta harroni, se ishte shpirti liridashës i popullit tonë, udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-të që i dhanë vulën të drejtës sonë. Sot në 21 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s kujtojmë me mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm aleancën veriatlantike të udhëhequr nga SHBA-të. Vetëm të bashkuar do ta fitojmë edhe këtë luftë, me armikun global të këtyre ditëve”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Faceboook”.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/236687457520726/