Veseli: Viti 2018 do të jetë i veçantë për PDK-në
29 dhjetor 2017
| 14:03
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në takimin e fundvitit me anëtarët e Këshillit Drejtues të kësaj partie, ka thënë se viti 2017 ka qenë sfidues për vendin.
Sipas tij sfidë kryesore ka qenë mbajtja e dy palë zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër. Më tutje, ai ka thënë se viti 2018 do të jetë i veçantë për PDK-në. Në këtë kontekst, Veseli ka thënë se do të ndërmarrin reforma brenda PDK-së.
Ai ka thënë se këto reforma nuk do të jenë për gjetur fajtorin brenda PDK-së, por për të përmirësuar qeverisjen shumëvjeçare të kësaj partie.