Veseli vizitë për Bajram në Prizren në familjen që dha hero e dëshmorë për liri
11 gusht 2019
| 13:32
Kreu i PDK-së Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten Violetën, ishinë në Prizren për vizitë tek familja Shala, e cila dha hero dhe dëshmorë për lirinë e Kosovës.
“Bashkë me Violetën, vendosëm që vizitën e parë për këtë Bajram ta bëjmë në Prizren, tek familja e heroit Agim Shala dhe dëshmorëve Avdi, Nuredin e Besim Shala. Me përulje iu shpreha respektin dhe mirënjohjen që ka Kosova për veprën e të dashurve të tyre. Boshllëkun e lënë pas në zemrat e kësaj familje, prej rënies së tyre në betejën e Jeshkovës, nuk ka kush e plotëson. Mirëpo shpresoj që dhimbjen e madhe të tyre, ta lehtësojë sadopak kujtimi për ta dhe krenaria për një flijim kaq të kushtueshëm që kjo familje ka bërë mbi altarin e lirisë”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e Re/