Veseli viziton BIK-un, thotë se kombi ynë do të ecë përpara
21 gusht 2018
| 12:51
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit.
Veseli është pritur nga Myftiu Naim Tërnava, në organizimin tradicional të BIK-ut.
Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për më shumë paqe dashuri e solidaritet.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës, urime festa e Kurban Bajramit. Mesazhet e kësaj dite na shërbejnë për t’i bërë edhe më të qëndrueshme vlerat tona të solidaritetit, tolerancës e humanizmit. Kombi ynë do të ecë përpara dhe do të ketë perspektivë e mirëqenie më të madhe, edhe për faktin se është popull solidar, që kultivon paqen, dashurinë dhe respektin”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.