Veseli viziton Bullgarinë në 10-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të pritet nga homologia e tij, Tsveta Karayancheva, kryetare e Parlamentit bullgar.
Në takimin me kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë Tsveta Karayancheva, kryeparlamentari Kadri Veseli do të diskutojë për marrëdhëniet ndërmjet dy parlamenteve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, njofton Klan Kosova.
Gjatë vizitës në Sofje, kryeparlamentari Veseli do të marrë pjesë edhe në Koncertin Festiv të cilin e ka organizuar Ambasada e Kosovës në Bullgari me rastin e 10 vjetorit te marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë̈.
Veseli po ashtu do të ndjekë nga afër edhe ndeshjen e Kombëtares së Kosovës përballë asaj të Bullgarisë.
/Epoka e re/