
Veseli viziton familjen Lleshi dhe Pater Ndoun për festën e Krishtlindjes
25 dhjetor 2017
| 19:55
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie, për nder të Krishtlindjes kanë vizituar të hënën familjen Lleshi e cila i ka dy anëtarë të familjes dëshmorë të kombit.
Po ashtu, Veseli me bashkëpunëtorë ka vizituar edhe Pater Ndoun në Gjakovë. Lajmin për këtë vizitë e ka bërë me dije në profilin e vet në “Facebook” asamblisti i PDK-së në Gjakovë, Bekim Jupa. “Me kryetarin Kadri Veseli për nder të festës së Krishtlindjeve në vizitë tek Pater Ndou në Gjakovë!”, ka shkruar Jupa.