
Veseli viziton Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë
24 dhjetor 2018
| 21:09
Në prag të Krishtlindjes, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka vizituar Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, të cilës i ka dhuruar një skulpturë të Pjetër Bogdanit, vepër e punuar me mjeshtri nga artisti Ylber Krasniqi.
“Ne ndihemi krenarë tek sa kujtojmë që edhe në kohët më të vështira, Kosova pati dijetarë e mendimtarë të nivelit evropianë, siç ishte Pjetër Bogdani, simbol i aspiratës evropiane të kombit tonë.
Në këtë natë të shenjtë, të gjithë të krishterëve të Kosovës, katolikë e protestantë, ua uroj Krishtlindjen, festën e madhe të shpresës, humanizmit dhe dashurisë njerëzore”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1154985058010032/