Veseli viziton Kryqin e Kuq, vlerëson punën e këtij institucioni
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar Kryqin e Kuq të Kosovës, ku është pritur në takim nga drejtuesit e këtij institucioni.
Me këtë rast, Veseli ka thënë se Kryqi i Kuq ka qenë në vijën e parë të frontit edhe gjatë kohës se pandemisë Covid-19.
“Javëve të fundit kam bërë shumë vizita për të nderuar dhe ikurajua gjithë ato institucione apo organizata sikurse Kryqi i Kuq, të cilët i kanë shërbyer qytetarëve duke qenë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Veselit:
Sot vizitova selinë e Kryqit të Kuq të Kosovës ku u takova me kryetaren Feride Hyseni dhe sekretarin Agron Humolli për t’iu shprehur mirënjohjen për ndihmën e madhe që kjo organizatë ka dhënë gjatë periudhës së pandemisë ndaj familjeve skamnore e qytetarëve nevojtarë. Po ashtu i urova për 8 majin që është Dita Botërore e Kryqit të Kuq si dhe për faktin që ky vit, përkon edhe me 75 vjetorin e formimit të Kryqit të Kuq të Kosovës.
Javëve të fundit kam bërë shumë vizita për të nderuar dhe inkurajuar gjithë ato institucione apo organizata sikurse Kryqi i Kuq, të cilët i kanë shërbyer qytetarëve duke qenë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit. Po ashtu unë kam konsideratë të madh edhe për kulturën vullnetarizmit e solidaritetit që promovohen prej Kryqit të Kuq si vlera fisnike të rëndësishme për çdo shoqëri. (L.G. ‘Epoka e re’)