Veseli viziton kullat e Junikut ku 108 vjet më parë Hasan Prishtina organizoi Kuvendin e Junikut
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar Kuvendin e Junikut në 108-vjetorin e mbajtjes së tij.
Me këtë rast, Veseli ka vizituar edhe kullat e Junikut, ku ideologu i çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, kishte organizuar Kuvendin e Junikut.
Veseli ka thënë se Kuvendi i Junikut i ka paraprirë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
“Në këto kulla të Junikut, Hasan Prishtina, organizoi 108 vjet më parë Kuvendin e Junikut i cili duhet kujtuar me nderim si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Në atë Kuvend, morën pjesë mbi 250 delegatë nga vilajeti i Kosovës dhe nga viset tjera shqiptare. Vendimet e atij tubimi i dhanë një dinamikë të re kryengritjes së përgjithshme shqiptare kundër pushtuesve, duke i paraprirë shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912. Kjo trevë patriotike e ka treguar gjithmonë veten duke qëndruar gjithmonë në ballë të luftës për liri”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1593583790816821/?type=3&theater