Veseli viziton një fermë pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korishë
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot një fermë pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korishë të Prizrenit, ku ka biseduar me blegtorët dhe banorët për gjendjen e tyre ekonomik.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se fermerët e Kosovës kanë nevojë për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale edhe nga gjithë shoqëria.
“Vizitova një fermë pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korishë të Prizrenit, ku bisedova me blegtorët dhe banorët për gjendjen e tyre ekonomike, si dhe dëmet që kanë pasur prej pandemisë. Fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria. Të gjithë ne duhet ta shohim si obligim moral që t’i ndihmojmë të dalin nga situata e vështirë e tyre duke konsumuar sa më shumë prodhime vendore”, ka shkruar Veseli.