Veseli viziton policët e plagosur në krye të detyrës gjatë operacionit në veri
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar policët e plagosur në krye të detyrës gjatë operacionit të sotshëm në veri.
Ai i ka falënderuar policët për punën që bëjnë për sundimin e ligjit në shtetin tonë.
Sipas Veselit, të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.
“Takova policët e plagosur në krye të detyrës gjatë operacionit të sotshëm dhe i përgëzova për trimërinë dhe profesionalizmin që kanë dëshmuar. U gëzova që lëndimet i kishin të lehta dhe i falënderova për punën që bëjnë për sundimin e ligjit në shtetin tonë. Duke iu uruar shërim të shpejtë theksova se as uniforma dhe as posti zyrtar nuk ka për të mbrojtur asnjë kriminel nga forca e ligjit. Të gjithë të barabartë para ligjit!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/