Veseli viziton vendin ku ruhen rrobat e mijëra të vrarëve gjatë luftës në Kosovë

16 maj 2019 | 11:15

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar vendin ku ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë.

Ai ka thënë se për krimet që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve ka për t’u përgjigjur Serbia.

“Serbia duhet të distancohet nga krimet që kanë ndodhur dhe të dënohen kriminelët”, është shprehur Veseli.

“E kemi për obligim që këto rroba të fëmijëve të vrarë të mos i varrosim. Ato do të vendosen në Muzeun e Gjenocidit. Ne duam paqe, nuk duam konflikt, duam të ardhme, por nuk do ta lëmë askënd të na nguc. S’ka qare pa ardhur drejtësia. Do të ndodhë drejtësia dhe Tribunali ndërkombëtar për gjenocidin serb”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se deri në vitin 2004 kufomat e personave të vrarë në luftë janë varrosur bashkë me rroba, por pas këtij viti është marrë iniciativa që në rastet tjera ato të duhen në mënyrë që të dëshmohen krimet që kanë ndodhur në Kosovë.

Ai ka thënë se aktualisht ruhen 948 pako të personave të vrarë më gjësende dhe rroba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollistet e Vushtrrisë do të luajnë në finale të “play-off”-it…