Veseli vjen me një rrëfim emocional për 10-vjetorin e Pavarësisë (Video)

17 shkurt 2018 | 10:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka publikuar një video emocionale, në ditën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me të cilën sjell rrëfimin për të riun Arb Manaj nga Klina, babai i të cilit ishte vrarë në luftën e Kosovës më 1999.

“Një rrëfim emocional për Arb Manaj nga Klina, i cili ishte foshnje kur babai i tij 25 vjeç, Bibi, u vra gjatë luftës më 1999. I rritur nga një nënë e fortë si fëmija i saj i vetëm, sot ai është një futbollist 19 vjeç, i cili ëndërron ta çojë sa më lart Flamurin e Kosovës. Arbit, shokëve të tij të gjeneratës së lirisë, familjeve që dhanë për shtetin tonë heronj, dëshmorë, martirë, si dhe të gjithë qytetarëve, gëzuar 10-vjetorin e pavarësisë. #Kosova10”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/927701780738362/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vendosur që…