Veseli vlerëson kontributin e komunitetit turk në Kosovë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka uruar Turqinë me rastin e ditës së komunitetit turk
“Në këtë ditë shfrytëzoj rastin që të shpreh mirënjohje për kontributin e çmueshëm të komunitetit turk dhe të falënderoj participimin e tyre në perspektiven e zhvillimit afatgjatë të shtetit të Kosovës. Ky komunitet shërben gjithashtu për të forcuar edhe më shumë lidhjen e Kosovës me shtetin mik të Turqisë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Veselit:
Sot është Dita e Komunitetit Turk.
Kosova është ndërtuar mbi themelet e lirisë e demokracisë me një Kushtetutë që garanton dhe respekton diversitetin kombëtar, etnik, kulturor dhe social.
Në këtë ditë shfrytëzoj rastin që të shpreh mirënjohje për kontributin e çmueshëm të komunitetit turk dhe të falënderoj participimin e tyre në perspektiven e zhvillimit afatgjatë të shtetit të Kosovës. Ky komunitet shërben gjithashtu për të forcuar edhe më shumë lidhjen e Kosovës me shtetin mik të Turqisë.
Ne si Parti Demokratike e Kosovës i sigurojmë që do të punojmë gjithmonë bashkërisht, duke kultivuar dhe respektuar vlerat demokratike dhe shumë-etnike.
Urime!