Veseli: Vokrri ishte sinonim i njeriut të ndershëm të Kosovës

10 qershor 2018 | 14:24

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli në akademinë përkujtimore me rastin e vdekjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ish-futbollistit të njohur, Fadil Vokrrit, ka thënë se ikja para kohe e heroit të futbollit të Kosovës, është një humbje e madhe kombëtare.

Kryetari Veseli ka thënë se Fadil Vokrri ishte sinonim i njeriut të ndershëm të Kosovës dhe sinonim i shpresave dhe sukseseve.

“Fadili ishte sinonim i gëzimeve tona, ishte sinonim i lajmeve të mira për Kosovën, ishte sinonim i gjërave të bukura të vendit tonë, sinonim i shpresave për një Kosovë që bën historinë në fushën e gjelbër të sportit më të bukur në botë, futbollit. Para së gjithash, Fadil Vokrri ishte sinonim i njeriut të ndershëm të Kosovës, prandaj dhimbja është e madhe. Humbja po ashtu. Një humbje kombëtare”, ka thënë Veseli.

“Kemi humbur legjendën e futbollit tonë, në kohën kur më se shumti kërkohej përkushtimi, profesionalizmi dhe atdhedashuria sportive e tij. Ne do ta vazhdojmë ëndrrën e tij, duke mundësuar që të rinjtë e Kosovës të luajnë në kampionatet e futbollit botëror, të shënojnë gola për ta nderuar vendin tonë dhe kujtimin heroit të futbollit tonë, Fadil Vokrrit”, ka deklaruar Veseli.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një profil “Instagram”-i ka grumbulluar foto të atyre që i…