Veseli: Walker asnjëherë nuk e harroi Reçakun
16 janar 2018
| 19:15
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli ka pritur sot ish-ambasadorin William Walker, për të cilin ka thënë se ai asnjëherë nuk e ka harruar Reçakun, njësoj si ne, kërkon drejtësi për viktimat e masakrë.
“Është gjithmonë kënaqësi takimi me mikun e madh të Kosovës, William Walker. Ai asnjëherë nuk e ka harruar Reçakun dhe gjithmonë, njësoj si ne, kërkon drejtësi për viktimat e masakrës që tronditi botën. Ne do t’i jemi përherë mirënjohës”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.