Veseli: Zahiri, Hakifi, dhe Edmondi janë dëshmi të lirisë sonë

31 janar 2020 | 17:40

Me rastin e 23-vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot ka bërë homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se emrat e këtyre tre heronjve janë në themelet e shtetit të Kosovës.

“Themelet e shtetit tonë mbajnë shumë emra. Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë sot dëshmi dhe dëshmorë, të lirisë sonë për të cilën flijuan edhe jetën. Lavdi e përjetshme gjithë heronjve të kombit”, ka shkruar Veseli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…