
Veseli: Zëri i Japonisë është zë i mbështetjes për Kosovën
14 mars 2019
| 13:44
Në kuadër të vizitës së tij në Japoni, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar edhe me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit japonez, Kenji.
“Ndamë pikëpamje të përbashkëta për nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, si dhe çështjet ndërkombëtare që influencojnë interesat e shteteve tona. Zëri i Japonisë është zë i mbështetjes për Kosovën dhe perspektivën e saj të fuqizimit shtetëror”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/