Veseli: Zero barriera për gratë në shoqërinë tonë
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar përfaqësueset e Strehimores në Gjakovë dhe përfaqësuesen e Policisë së Kosovës.
Në këtë takim Veseli është zotuar që së bashku të punojnë më shumë që të drejtat e grave të mos jenë më sfidë, por realiteti ynë i përditshëm.
Sipas Veselit, do të ketë zero barriera për gratë në shoqërinë tonë.
“Përtej simbolikës tradicionale, mesazhin e 8 marsit duhet ta kuptojmë si mesazh për secilën ditë të vitit: zero barriera për gratë në shoqërinë tonë. Kjo është e vetmja rrugë që na mundëson zhvillimin ekonomik, emancipimin social dhe marrjen e vendit që na takon në bashkësinë evropiane të shteteve të lira e demokratike. Sot, unë takova përfaqësueset e Strehimores në Gjakovë dhe përfaqësuesen e Policisë së Kosovës dhe vendosëm që së bashku të punojmë më shumë që të drejtat e grave të mos jenë më sfidë, por realiteti ynë i përditshëm”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.