
Veseli zhvillon videokonferencë me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian
Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një videokonferencë ndërkombëtare së bashku me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropin, Rainer Wieland, njëherësh anëtar i partisë së kancelares Gjermane, Angela Merkel, CDU.
Veseli i është bashkuar kësaj videokonference në të cilën ishin prezentë edhe nxënës nga Gjermania dhe Republika e Kosovës, të cilët prezantuan shpikjet e tyre inovative në fushën e teknologjisë informative.
Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli njihet për mbështetjen e madhe që i jep sektorit të rinisë në fushën e teknologjisë informative dhe me propozim të tij është formuar Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e cila mbështetë idetë dhe projektet e të rinjve në këtë fushë.