Veseli zotohet për transparencë në dialogun me Serbinë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova duhet të jetë bashkë në procesin e dialogut me Serbinë.
Ai pas takimit me ekipin negociator, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj është zotuar për transparencë në dialogun me Serbinë.
“Ishte një takim i përbashkët me krerët e institucioneve. Ishte takim shumë i mirë. Ajo çfarë dua të siguroj është që transparenca do të jetë e plotë. Kosova ka zotimin e vet për dialog para qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë Veseli
Veseli ka thënë se ka treguar arsyen për janë të gatshëm të shkojnë në dialog me Serbinë.
“Vendimi është shumë i qartë pse shkojmë në dialog, njohja e Kosovës dhe ulësja në OKB. Takimet do t’i kemi bashkërisht, që nesër i kemi ftuar anëtarët e Quintit. Po besoj dhe duhet të jemi bashkë si Kosovë si proces, është proces i lirisë, i sovranitetit, i territoreve, dhe është proces për të na njohur Serbia si shtet”, ka thënë Veseli.