Veselit i dorëzohet platforma për bisedime me Serbinë
15 shkurt 2019
| 12:09
Bashkëkryesuesit e ekipit të delegacionit shtetëror të Kosovës për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, ia kanë dorëzuar sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, platformën për bisedime me Serbinë, raporton “Epoka e re”.
Fatmir Limaj ka deklaruar dje se platforma për bisedime me Serbinë tani ka marrë mbështetjen institucionale. “Mund t’ju njoftoj se delegacioni i Kosovës e ka platformën. Platforma paraqet një punë të jashtëzakonshme që ka bërë delegacioni prej se është zgjedhur nga Kuvendi. Jemi konsultuar me të gjitha institucionet dhe me shumë ekspertë. Të gjithë anëtarët e delegacionit kanë bërë një punë të madhe, për çfarë u shpreh mirënjohje për angazhimin që kanë pasur”, ka thënë Limaj.
/Epoka e re/