Veshja e Hamiltonit kushton më shumë se 100 milionë funte (Foto)
19 mars 2018
| 16:53
Lewis Hamilton pritet që të fillojë sezonin e ri në Formula 1 me një kostum gare që do të vlejë 112 milion funte.
Kjo për shkak të marrëveshjeve së tij me sponsorët.
Vozitësi që vesh kostum gare dhe vozitë makinë të Mercedesit do të gjenerojë nga kjo marrëveshje 17 milionë funte më shumë se skuadra e Manchester City, e cila fiton më se shumti para nga sponsorët me fanella.
Hamiltoni do të fillojë garën e tij për herë të pestë për ta mbrojtur titullin botëror në “Australian GP” këtë të diele.
Kostumi i tij i garave i ka 12 logo të sponsorëve, që i sjell Mercedesit 112 milionë funte të ardhura gjatë vitit 2018.