Veshja e Kim Kardashian që bëri bujë në botë, Adelina e kishte veshur në vitin 2000
12 tetor 2022
| 16:19
Veshjen e Kim Kardashian që bëri bujë në botë, këngëtarja e njohur kosovare e kishte veshur në vitin 2000
Kim Kardashian është një ikonë stili dhe frymëzim për vajzat dhe gratë në tërë botën sa i përket veshjeve.
Ylli televiziv së fundmi mahniti të gjithë me fustanin e krijuar nga shumë rripa në bashkëpunim me brendin Balenciaga.
Por këtë ide që bëri bujë këto ditë, Adelina Ismaili e ka sjell që në vitin 2000 në videoklipin e saj ‘’Largohu nga frajeri im’’.
Edhe pse Adelina nuk e ka të vazhduar edhe në pjesën poshtë, pjesa e bustit është identike.