Veshja që Agnesa Vuthaj mori vëmendjen e të gjithëve
Ajo është një ndër vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale dhe komentohet herë pas here në media për postimet që bën apo edhe jetën e saj private.
Sapo bën një postim në profilin e “Instagram”-it, Agnesa arrin që të tërheqë menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar në çdo detaj dhe e veshur plot stil. Por edhe në ato raste kur ndan me ndjekësit foto pa makijazh, mbetet po aq e bukur sa herët e tjera.
Faqja “What They Wearin” në “Instagram” ka zbuluar shifrën e plotë të veshjes së Agnesës. Sipas kësaj faqe, e cila herë pas here zbulon se sa kanë shpenzuar vip-at për një veshje, shkruan se çmimi është marramendës.
Palltoja që ajo ka veshur është nga Louis Vuitton i kushtoi (3,600€), çanta Hermes Crocodile Mini Kelly 2 (36,500€), syzet Linda Farrow (1,105€) dhe ora Rolex modeli Lady DateJust 28 (10,300€).
Pra në total kap shifrën e më shumë se 50 mijë eurove!